Aktualitet

E rëndë në Tiranë, po punonte në një pallat në ndërtim, bie nga lartësia dhe humb jetën 28-vjeçari

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

27 Maj 2024, 08:47 Nga M.B
E rëndë në Tiranë, po punonte në një pallat
Foto ilustruese

TIRANA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë ku mësohet se mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:20, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia 28-vjeçari me inicialet A. F. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 28-vjeçari ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.05.2024, rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. F., 28 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

humb jeten punetori ne tirane

Sondazh

Poll