Aktualitet

EMRAT/ Mbetën me automjetin në lumin Osum, shpëtohen dy persona në Poliçan, zjarrfikësi rrezikon gjatë operacionit

Pas sinjalizimit të marrë për ngjarjen në orën 02:30 të mëngjesit,në zonë kanë shkuar efektivë të shumtë të Repartit Zjarrëfikës të Beratit dhe efektivë të policisë të cilët kanë bërë të mundur shpëtimin e jetës së banorëve të bllokuar në mes të rrjedhës së lumit Osum.

27 Maj 2024, 09:37 Nga M.B
EMRAT/ Mbetën me automjetin në lumin Osum, shpëtohen dy
Foto nga vendi i ngjarjes

POLIÇAN- Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Malinat në bashkinë e Poliçanit një automjet tip Ford Fuoristradë, në përpjekje për të kaluar lumin midis fshatit Mbrakull dhe Malinat. Mësohet se rrymat dhe rrjedha lumit e kanë marrë fuoristradën përpara,duke e fundosur atë.

Po ashtu bëhet me dije se shoferi i mjetit ka mundur të dalë me not në breg për të kërkuar ndihmë, ndërkohë që dy personat e tjerë që udhëtonin me të në mjet: Ilir Ballolli,Taulant Bakushi,kanë mbetur të kapur mbi baxhanë e makinës.

Pas sinjalizimit të marrë për ngjarjen në orën 02:30 të mëngjesit,në zonë kanë shkuar efektivë të shumtë të Repartit Zjarrëfikës të Beratit dhe efektivë të policisë të cilët kanë bërë të mundur shpëtimin e jetës së banorëve të bllokuar në mes të rrjedhës së lumit Osum. Po ashtu bëhet me dije se gajtë aksionit për shpëtimin e dy shtetasve,një efektiv i zjarrëfikësve të Beratit ka rrezikuat zeriozisht jetës, pasi rrymat e forta të lumit e kanë tërhequr drejt rrjedhës.

Sondazh

Poll