Sport

Kërkesa e fundit e Kroos për Ancelottin...

Ishte pak para se të zëvendësohej kundër Betisit në ‘Bernabéu’

26 Maj 2024, 16:30 Nga DOSJA
Kërkesa e fundit e Kroos për Ancelottin...
Kroos dhe Ancelotti takohen pas zëvendësimit të gjermanit

SPANJE - Kroos u largua nga ‘Bernabeu’ në minutën e 87-të të ndeshjes kundër Betis. Mund ta kishte bërë disa minuta më parë, por gjermani i kërkoi Ancelottit një favor të fundit. Gjithçka ndodhi në një aksion, që lindi nga një pasim i vetë Kroos dhe që përfundoi me një faull në favor të Real Madridit, para zonës së Betisit.

Ceballos kishte kohë që ishte në vijë të fushës, gati për të hyrë për të zëvendësuar Kroos. Momenti i hyrjes së andaluzianit në fushën e lojës ishte ai faull, se loja ishte e ndërprerë.

Por kjo nuk ndodhi. Pse? Nga vetë Kroos. Gjermani i kërkoi Carlo Ancelottit ta vononte zëvendësimin në mënyrë që ai të ekzekutonte goditjen e lirë. Ishte një nga momentet e natës. ‘Bernabéu’ nuk ngurroi të këndonte emrin e gjermanit për të goditur. 

Në fund, Kroos e ekzekutoi goditjen e lirë dhe për pak sa nuk përfundoi në gol, por portieri i Betisit e pengoi topin, duke e devijuar në goditje këndi. Gjermani e bëri atë që ishte pasimi i tij i fundit në ‘Bernabeu’. Më pas, Ceballos hyri dhe bëri zëvendësimin, teksa filluan homazhet për lojtarin gjerman, i cili është një legjendë e Real Madridit. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll