Sport

Pioli 'i shkel syrin' Premier League…

Trajneri italian që largohet nga Milani po mëson anglisht

26 Maj 2024, 14:00 Nga DOSJA

Pioli 'i shkel syrin' Premier League…

ITALI - Stefano Pioli, i cili po largohet nga Milani, nuk e ka fshehur dëshirën për të përqafuar një projekt në Premier League.

 “Për respekt të Milanit, nuk kam dëgjuar gjë, ende nga asnjë klub. Në ditët në vijim, nëse dikush dëshiron të kontaktojë me mua, jam në dispozicion”,- ka nisur ai duke thënë në një konferencë për shtyp, duke u pyetur për preferencat e tij.

“Premier League më kënaq, do të ishte një mundësi e madhe, por nuk e di nëse do të ketë një mundësi të tillë. Por ndihem gati të përpiqem të bëj diçka të veçantë. Po mësoj anglisht…”,- ka treguar ai.

Në moshën 58-vjeçare, Pioli ka kaluar kohë në klube si Milan, Fiorentina, Inter, Lazio, Bologna dhe Palermo, duke kërkuar ende përvojën e tij të parë jashtë Italisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll