Sport

Dortmundi bën me dyer të mbyllura, provën e fundit për finalen ndaj Real Madridit…

Skuadra gjermane përgatiti finalen kundër Real Madridit me një ndeshje brenda grupit

26 Maj 2024, 16:00 Nga DOSJA

Dortmundi bën me dyer të mbyllura, provën e fundit për

GJERMANI - Real Madrid zhvilloi provën e tyre në Bernabéu për finalen e Champions League, më 1 qershor në ‘Wembley’. Ishte një provë gjenerale me publikun dhe në të cilën Ancelotti dha të gjitha të dhënat për njëmbëdhjetëshen që do të luajë kundër Dortmundit.

Edhe skuadra gjermane bëri provat e saj, por që ishte shumë ndryshe nga ajo e Real Madridit. Dortmundi ka luajtur një miqësore kundër ekipit rezervë me dyer të mbyllura, sipas asaj që shpjegojnë në Gjermani.

Gazeta ‘Bild’ zbuloi se Edin Terzic, trajneri i Dortmundit, nuk dha asnjë të dhënë për njëmbëdhjetëshen për finalen e ‘Wembley’. Kështu, në pjesën e parë ai rreshtoi në skuadrën e parë: Kobelin; Wolf, Süle, Schlottereck, Maatsen; Can, Brandt; Adeyemi, Reus, Malen; dhe Füllkrug.

Në pjesën e dytë, përpara Kobel vendosi këtë njëmbëdhjetë; Ryerson, Hummels, Süle, Wätjen; Nmecha, Özcan; Bynoe-Gittens, Brandt, Sancho dhe Moukoko. 

Nga ana e tij, Sabitzer, heroi i Dortmundit në finalen e Champions League, hyri më vonë, ndërsa portieri zëvendësues Meyer ishte në portën e ekipit rezervë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll