Art&Argëtim

Millie Bobby Brown dhe Jake Bongiovi zyrtarisht të martuar, fansat kritikojnë çiftin: Ajo është vetëm 20 vjeç, janë nxituar...

Sipas TMZ, ylli i "Stranger Things" dhe djali i legjendës së rock-ut Jon Bon Jovi u panë në zonën Hamptons të Nju Jorkut me unazat e tyre të martesës.

25 Maj 2024, 10:48 Nga S.B
Millie Bobby Brown dhe Jake Bongiovi zyrtarisht të martuar,
Millie dhe Jake

SHBA- Aktorja britanike Millie Bobby Brown dhe Jake Bongiovi janë martuar në një ceremoni të thjeshtë dhe sekrete. Sipas TMZ, ylli i "Stranger Things" dhe djali i legjendës së rock-ut Jon Bon Jovi u panë në zonën Hamptons të Nju Jorkut me unazat e tyre të martesës.

Disa ditë më pare Sun raportoi se Brown dhe Bongiovi lidhën kurorë në një ceremoni sekrete fundjavën e kaluar, por po planifikojnë gjithashtu një ceremoni të madhe po këtë vit.

Çifti filluan të takoheshin në vitin 2021 para se të fejoheshin vitin e kaluar, siç njoftuan në rrjetet sociale. Mirëpo, ndonëse disa u gëzuan për aktoren e tyre të preferuar, kishte edhe nga ata që nxituan të komentonin se vendimi i saj nuk ishte korrekt, për shkak të moshës së vogël të aktores.

"A nuk është herët të martohesh që 19 vjeç??” shkroi një komentues.

Megjithatë, nuk është vetëm mosha e Millie Bobby Brown që shqetësoi publikun, por edhe ajo e të fejuarit të saj, pasi ai është vetëm një vit më i madh se ajo.

“Divorci vjen pas 1.5 vitesh” mendojnë shumica, duke aluduar se martesa mes dy të rinjve nuk do të zgjasë shumë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Millie Bobby Brown (@milliebobbybrown)

millie bobby brown jake bon jovi

Sondazh

Poll