Aktualitet

FOTO/ Kokaina në portin e Durrësit, ja kush janë dy të arrestuarit

Mësohet se kokaina u gjet brenda fundit të dyfishtë të krijuar në këtë furgon mallrash, poshtë sediljes së shoferit.

25 Maj 2024, 09:42 Nga M.B
FOTO/ Kokaina në portin e Durrësit, ja kush janë dy të
Dy të arrestuarit

DURRËS- Policia kufitare në portin e Durrësit ka kryer kontroll në një fugon me targa angleze, pas dyshimeve për sende të paligjshme. Bëhet me dije se nga skanimi u zbulua se furgoni i mallrave kishte të fshehura 7 pako kokainë.

Mësohet se kokaina u gjet brenda fundit të dyfishtë të krijuar në këtë furgon mallrash, poshtë sediljes së shoferit. Lënda narkotike ishte paketuar në qese vakumi për mos tu kuptuar nga qentë anti-droge.

Lidhur me rastin mësohet se janë arrestuar dy persona, 38-vjeçari Arjan Doci dhe 39-vjeçari Mentor Çuni, të cilët rezultojnë të jenë kushërinj.

Furgoni transportonte sende dhe pako nga komuniteti shqiptar në Angli dhe i sillte ne Shqipëri dhe ndiqte itinerarin Shqipëri-Itali-Angli.

porti i durresit

Sondazh

Poll