Bota

Ish-Miss-i i SHBA arrestohet mes trafikantëve të kartelit meksikan të drogave

34 vjeçarja indiane që kishte fituar titullin Miss Indiana Latina në vitin 2011 dhe punonte si stjuardesë fluturimi, përdorte profesionin e saj për të kaluar paratë e drogave nga Chicago në jug të SHBA e më pas në

24 Maj 2024, 18:12 Nga E. D
Ish-Miss-i i SHBA arrestohet mes trafikantëve të kartelit meksikan
Glenis Zapata

MEKSIKË- Ish-Miss i shtetit amerikan Glenis Zapata ishte mes të arrestuarve të një operacion anti-droga ndaj një karteli meksikan, që studiohej prej vitesh nga policia. 34 vjeçarja indiane që kishte fituar titullin Miss Indiana Latina në vitin 2011 dhe punonte si stjuardesë fluturimi, përdorte profesionin e saj për të kaluar paratë e drogave nga Chicago në jug të SHBA e më pas në Meksikë. Zapata akuzohet për pastrim parash në shumën $170,000 në 7 gusht 2019, dhe të paktën $140,000 në shtator 2019.

Ajo është mes 18 të dyshuarve të arrestuar në operacionin kundër objektivit kryesor të autoriteteve, trafikantit Oswaldo Espinosa. Zapata, së bashku me dy punonjëse banke Ilenis Zapata e Georgina Banuelos u ndaluan në kuadër të ndjekjes së Espinosa, i cili besohet se ka sjellë tonelata kokainë ne SHBA.

Zyrtarët thanë se nga viti 2018 deri në 2023, Espinosa ka rekrutuar shumë punonjës të sferave të ndryshme si Zapata, për të krijuar sipërmarrjen e tij kriminal, e cila përdorte magazina e garazhe për fshehjen e parave e të drogave. Ato më pas ngarkoheshin në kamionë për transport ose në fluturime komerciale me ndihmën e të infiltruarve si Glenis Zapata.

glenis zapata droge

Sondazh

Poll