Bota

U plagos pas goditjes së avionit nga turbulencat, mësuesja britanike e kërcimit mbetet e paralizuar

Ajo është një nga 22 personat që pësuan lëndime në shtyllën kurrizore gjatë incidentit. Dhjetë pasagjerë britanikë mbeten në spital.

24 Maj 2024, 14:24 Nga r.ll
U plagos pas goditjes së avionit nga turbulencat, mësuesja britanike e
foto ilustruese

BRITANI- Një grua britanike, e cila u plagos rëndë në fluturimin e tmerrshëm të Singapore Airlines, ka mbetur e paralizuar nga mesi e poshtë, ka zbuluar bashkëshorti i saj.

Mësuesja e kërcimit, Kerry Jordan, pësoi një dëmtim të rëndë pasi u hodh në dollapët e bagazheve brenda Boeing 777, i cili u përball me turbulencat ekstreme në fluturimin e tij nga Londra në Singapor. Jordan po rikuperohet në Spitalin Samittivej Srinakarin në Bangkok, ku pritet të qëndrojë edhe për disa javë të tjera pas një operacioni të rëndë. 

Ajo është një nga 22 personat që pësuan lëndime në shtyllën kurrizore gjatë incidentit. Dhjetë pasagjerë britanikë mbeten në spital. Midis tyre është e veja e Jeff Kitchen, një ish-drejtor teatri, i cili ishte i vetmi që vdiq në incident, dyshohet  nga një atak në zemër.

Autoritetet tajlandeze thanë se 40 persona nga fluturimi horror mbeten në spital, ndërsa 22 po trajtohen për lëndime në shtyllën kurrizore. Gjashtë pacientë po ashtu po trajtohen për lëndime në kokë.

kerry jordan singapor airline

Sondazh

Poll