Aktualitet

Në grevë urie prej pesë ditësh, i dënuari me burgim të përjetshëm kërkon të rikthehet në burgun e Reçit, akuzon strukturat drejtuese

Mësohet se arsyeja pas kësaj është pikërisht transferimi i të dënuarit.

24 Maj 2024, 15:40 Nga S.B
Në grevë urie prej pesë ditësh, i dënuari me burgim
foto ilustruese

BURREL- Një i dënuar me burgim të përjetshëm i cili aktualisht është transferuar nga burgu i Reçit në burgun e Burrelit është futur në grevë urie prej 5 ditësh. Mësohet se arsyeja pas kësaj është pikërisht transferimi i të dënuarit.

Valmir Hoxhaj nëpërmjet një letre rrëfen se transferimi i tij është i padrejtë dhe se në burgun e Reçit nuk i rrezikohet vërtet jeta siç është bërë e ditur si arsyeja kryesore e transferimit.

Për më tepër Hoxhaj akuzon strukturat drejtuese të burgut të Reçit pasi sipas tij kanë shkelur ligjin duke futur brenda sende të paligjshme. Hoxhaj i bën thirrje Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Avokatit të Popullit ta rikthejnë në burgun e Reçit ku ka edhe vëllain si dhe familjen, pasi thotë se nënën e ka të sëmurë.

Nëse rikthimi në burgun e Reçit nuk ndodh, i dënuari thotë se do të vazhdojë grevën deri në vetflijim.

burgu i recit burgu i burrelit

Sondazh

Poll