Bota

"Një e treta e njerëzimit ishte kundër rezolutës", Çanak: Le të na tregojë Vuçiç se kush ishte kundër, Putini dhe budallai i tij fluturojnë!

Për këto pretendime ka folur mbrëmë politikani serb Nenad Çanak. Canak pyet se sa është ajo një e treta ndërsa shton se kush ishin ata të shkolluar në planetin tokë që ishin kundër.

24 Maj 2024, 13:30 Nga N.F

 

"Një e treta e njerëzimit ishte kundër rezolutës",
Nenad Canak

 

SERBI- Ditën e djeshme u votuan në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për rezolutën për Srebrenicën e cila u miratua me 84 vota pro. Në lidhje me miratimin e rezolutës zyrtarët serbë, RS dhe mediat serbe po përpiqen të krijojnë mendimin se një e treta e njerëzimit ishte kundër rezolutës dhe ta paraqesin atë si suksesin e tyre.

Për këto pretendime ka folur mbrëmë politikani serb Nenad Çanak. Canak pyet se sa është ajo një e treta ndërsa shton se kush ishin ata të shkolluar në planetin tokë që ishin kundër. Ai shtoi se nuk ka bsolutisht asnjë interes për atë që mendon Rusia, e sunduar nga një diktator.

“Sa është ajo një e treta, le të themi të shkolluar, në planetin tokë. Sa ka pasur kjo një e treta, le të themi, të ketë zgjedhje të lira në krahasim me të tjerët. Nuk kam absolutisht asnjë interes për atë që mendon Rusia, e sunduar nga një diktator. Nuk më intereson se çfarë mendon Koreja e Veriut apo Kina. Kështu nuk mendojnë një miliard e gjysmë kinezë, kështu mendon Komiteti Qendror i Partisë Komuniste. Nuk është ajo çfarë mendojnë njëqind milionë rusë, por Putini dhe budallai i tij fluturojnë”, tha Çanak në Face TV.

Pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dje miratoi Rezolutën për vendosjen e “Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë”, 11 korriku tashmë është shënuar në kalendarin zyrtar në faqen e OKB-së. Në kalendarin zyrtar, 11 korriku është shënuar si “Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë”.

rezoluta e srebrenices canak

Sondazh

Poll