Bota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me rezolutë për shkarkimin ose dorëheqjen e Qeverisë Kurti, më pas shpërndarjen e Kuvendit

Kushtrim Xhemaili nga AAK tha se Rezoluta për dorëheqjen e Qeverisë Kurti do të paraqitet nga shefi i Grupit parlamentar, Besnik Tahiri në fund të seancës të së premtes, ku do të diskutohet për trevjetorin e punës së qeverisë.

24 Maj 2024, 12:59 Nga N.F
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me rezolutë për
Kurti


KOSOVË- Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri sot në Kuvendin e Kosovës do ta paraqesë një Rezolutë përmes së cilës kërkohet që Qeveria Kurti të dorëhiqet.

Kushtrim Xhemaili nga AAK tha se Rezoluta për dorëheqjen e Qeverisë Kurti do të paraqitet nga shefi i Grupit parlamentar, Besnik Tahiri në fund të seancës të së premtes, ku do të diskutohet për trevjetorin e punës së qeverisë.

Në draft-rezolutën e AAK-së thuhet të gjithë parametrat e deritanishëm, sot në trevjetorin e kësaj Qeverie janë dëshmi se janë plotësuar të gjitha kushtet që Qeveria ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje, ose me mocion për shkarkimin e saj, të propozuar nga AAK.AAK thekson se në draft-rezolutën se pas dorëheqjes ose shkarkimit të Qeverisë, të shpërbëhet Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare në të cilën do të diskutohet për tre vjetët e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti. Seanca është caktuar të hënën në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, pas kërkesës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

kurti kosove aak

Sondazh

Poll