Bota

Vrasja e 18 vjeçarit në Podujevë, dy fajtorët dënohen së bashku me 19 vite burg

Bëhet me dije se dy të pandehurit janë dënuar me 19 vite burgim së bashku, ku njëri prej tyre është dënuar me 10 vjet kurse tjetri me 9.

23 Maj 2024, 15:53 Nga E. D
Vrasja e 18 vjeçarit në Podujevë, dy fajtorët dënohen
Lulzim Fejzullahu

PODUJEVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë dy të miturit për vrasjen e 18 vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu. Bëhet me dije se dy të pandehurit janë dënuar me 19 vite burgim së bashku, ku njëri prej tyre është dënuar me 10 vjet kurse tjetri me 9. Siç raportohet axha i viktimës Rrahim Fejzullahu, nuk e priti mirë këtë vendim duke thënë se plagën e ka ende të hapur.  

Ndërsa më 14.01.2024 Lulzim Fejzullahu ishte rrahur brutalisht në Podujevë ku mbas gjashtë ditësh humbi jetën. Sipas raportit policor të datës 15.01.2024, ai fillimisht kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë dhe më pas ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Në këtë raport gjithashtu u tha se njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë dhe një veturë.

Gjashtë ditë më vonë, më 20.01.2024, Lulzim Fejzullahu vdiq në QKUK. Prokuroria, rastin fillimisht e kishte iniciuar si vrasje në tentativë e më pas është ricilësuar në vrasje.  Sipas Prokurorisë, dy të miturit e kishin goditur 18-vjeçarin me shkop, duke shkaktuar lëndime trupore, ku si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima ishte dërguar në QKUK.

lulzim fejzullahu.

Sondazh

Poll