Bota

Mitsotakis telefonatë me Zelenskyy, Greqia do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën

Gjithashtu kryeministri pranoi ftesën zyrtare të Zelenskyy për të marrë pjesë në Konferencën për Paqen në Ukrainë që do të zhvillohet më 15 dhe 16 qershor në Zvicër.

23 Maj 2024, 15:19 Nga E. D
Mitsotakis telefonatë me Zelenskyy, Greqia do të vazhdojë
foto ilustrese

UKRAINA- Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një bisedë telefonike ditën e sotme me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ku kryeministri ka përsëritur gjatë bisedës se Greqia do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën. 

Në të njëjtën kohë, Kyriakos Mitsotakis pas vendimeve të Këshillit Evropian dhjetorin e kaluar ripohoi mbështetjen e Greqisë për rrugën evropiane të Ukrainës dhe për thirrjen e një Konference Ndërqeveritare BE-Ukrainë qershorin e ardhshëm, e cila do të shënojë fillimin zyrtar të negociatave të anëtarësimit të Ukraina me BE-në.

Gjithashtu kryeministri pranoi ftesën zyrtare të Zelenskyy për të marrë pjesë në Konferencën për Paqen në Ukrainë që do të zhvillohet më 15 dhe 16 qershor në Zvicër.

Ndërsa marrëveshja për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë u shpall në mbrëmjen e 14 dhjetorit 2023 nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, pasi kryeministri i atëhershëm hungarez Viktor Orban u largua në momentitn e votimit. 

“Është një fitore për Ukrainën. Fitore për të gjithë Evropën. Një fitore që motivon, frymëzon dhe forcon”, komentoi në atë kohë Zelenskyy.

kyriakos mitsotakis   volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll