Aktualitet

Aksident në aksin Kuç-Qeparo, përplasen tre çiklistë, dy prej tyre në gjendje të rëndë

Nuk dihet ende numri i saktë i turistëve të përfshirë në aksident, ndërsa nga raportimet e deritanishme thuhet se dy prej tyre janë në gjenjde të rëndë. Pritet një reagim nga policia për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

23 Maj 2024, 15:54 Nga B.Z
Aksident në aksin Kuç-Qeparo, përplasen tre
Pamje nga aksidenti

VLORË - Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në aksin rrugor Kuç-Qeparo. Disa çiklistë kanë humbur kontrollin teksa kanë qënë duke zhvilluar një tur në këtë aks dhe si pasojë janë përplasur me njëri-tjetrin.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur tre çiklistë, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Siç mund të shihet dhe në foton e mësipërme ambulanca ka mbërritur në vendngjarje dhe po bëhet transportimi i tre të plagosurve drejt spitalit. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:40, në aksin rrugor Kuç-Qeparo, gjatë itinerarit të garës të etapës së katërt të Turit të 81-të Çiklistik të Shqipërisë, 3 prej çiklistëve dyshohen se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletave dhe si pasojë kanë dalë nga rruga. Të tre çiklistët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

aksident vlore-llogara

Sondazh

Poll