Aktualitet

Droga në konteinerët me karkaleca, dalin PAMJET kur dërgohen në prokurori 4 të arrestuarit, dy prej tyre shqiptarë (EMRAT)

Kokaina ishte e fshehur në dy kontenierë me karkaleca. Katër të arrestuarit janë dërguar në Prokurori ku pritet të njihen me masën e sigurisë. Më kapuç në kokë dhe me maskë ata janë shoqëruar nën masa të rrepta sigurie.

23 Maj 2024, 15:23 Nga B.Z
Droga në konteinerët me karkaleca, dalin PAMJET kur dërgohen
Pamje nga arrestimi

GREQI - Personat që shihni në fotot e mëposhtme janë , dy shqiptarët Jasona Mërkuri e Marsel Stafaj, 36-vjeç si dhe dy  grekët Ioannis Biglakis 64 vjeç dhe Alexandors Merkouris të cilët u kapën mëngjesin e kësaj të enjte në Greqi teksa tentuan të kalonin në Portin e Pireut një sasi prej 210 kg kokainë.

Kokaina ishte e fshehur në dy kontenierë me karkaleca dhe kishte destinacion përfundimtar Shqipërinë. Katër të arrestuarit janë dërguar në Prokurori ku pritet të njihen me masën e sigurisë. Më kapuç në kokë dhe me maskë ata janë shoqëruar nën masa të rrepta sigurie.

Si funksiononte grupi i tyre?

Bëhet ne dije se shqiptari Jasona Mërkuri alias Andrea Mërkuri alias Azdren Muharremi, drejtues i organizatës kriminale, ishte i ngarkuar me gjetjen e sasive të drogës, financimin e blerjes dhe transportit, organizimin e dërgesës së drogës nga Panamaja në vendet e Evropës, fshehjen e tyre në konteinerë të destinuar për në Greqi dhe lëvizjen e tyre të mëtejshme.

Nga ana tjetër, Marsel Stafaj, si bashkëpunëtor i drejtpërdrejtë i Mërkurit, ishte ngarkuar me gjetjen dhe rekrutimin e bashkëpunëtorëve në Greqi për importimin dhe marrjen e drogës dhe trafikimin e mëtejshëm të saj ndërsa Ioannis Biglakis ishte ngarkuar për komunikimin me anëtarët e tjerë të organizatës kriminale që ndodhen jashtë vendit, duke i përfaqësuar ata për koordinimin e furnizimit dhe financimin e blerjes së sasive që do të trafikohen.

Jasona Mërkuri u kap sot në Pire me 180 pako me kokainë. Në kontrollet e banesave dhe automjeteve të të arrestuarve të mësipërm janë gjetur dhe sekuestrua 1 pistoletë e kalibrit 9 mm dhe një krehër me 15 fishekë të kalibrit 9 mm, një sasi e vogël kannabis, 25 fishekë të kalibrave të ndryshëm etj. Janë sekuestruar 131 mijë e 675 euro dhe 30 paund britanikë, 2 motorrë, 17 celularë, 1 USB, 3 GPS shënime të ndryshme dore.

arrestim greqi shqiptare

Sondazh

Poll