Aktualitet

FOTO+VIDEO/ Kafka dhe logoja e Spartës, vlera i kalonte 5 mln euro, ja pamjet e kokainës së kapur në portin e Pireut që kishte destinacion Shqipërinë

Kokaina e gjetur në 2 kontejnerë të mbushur me karkaleca, vinte nga Amerika e Latine dhe destinacion kishte Shqipërinë.

23 Maj 2024, 11:31 Nga M.B
FOTO+VIDEO/ Kafka dhe logoja e Spartës, vlera i kalonte 5 mln euro, ja
Droga

GREQIA- Policia greke ka publikuar pamjet e 320 kilogramëve kokaine të sekuestruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në portin e Pireut. Kokaina e gjetur në 2 kontejnerë të mbushur me karkaleca, vinte nga Amerika e Latine dhe destinacion kishte Shqipërinë.

Nga fotot dhe videoja e publikuar vërehet se mbi kokainë ishte stampuar një kafkë, me mjekër, ndërsa në një tjetër logoja e Spartës. Sipas policisë, vlera e lëndës narkotike i kalonte shifrat e 5 milionë eurove.

Të arrestuarit lidhur me rastin janë Jasona Mërkuri, 54-vjeç, Aleksandër Mërkuri 45-vjeç, Marsel Stafaj 36-vjeç dhe greku Ioannis Biglakis 64-vjeç. Jasona Mërkuri rezulton i shpallur në kërkim nga policia greke prej marsit 2017, si financues dhe organizator i një laboratori të drogave sintetike Captagon, ku gjatë një operacioni të policisë u sekuestruan 634 mijë e 246 tableta si edhe u arrestuan disa persona mes të cilëve kunati i tij.

Ai përdorte dhe identitetet Andrea Mërkuri dhe Azdren Muharremi. Po ashtu mësohet se ky person ka përdorur më para pasaportë serbe. Mërkuri ështe biznesmen që zotëron dyqan me veshje në Shqipëri dhe autobus turistik në Greqi. Në vitin 2008 me automjetin e tij është arrestuar nga policia turke kunati i tij, në tentativë për të trafikuar 22 kg heroinë nga Turqia në Greqi. 

 

porti i pireut

Sondazh

Poll