23 Maj 2024, 10:42
Nga r.ll
inceneratori
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar ankimin e SPAK për 6 të pandehurit për aferën e inceneratorit të Elbasanit.
SPAK ankimoi vendimin e GJKKO për Lefter Kokën, Pëllumb Abeshin, Jonida Zeqon, Mirel Mërtirin, Stela Gugallian dhe Klotian Zoton.
Apeli i GJKKO ka hedhur shortin dhe ankimi do te shqyrtohet nga trupi gjykues i perbere nga gjyqtarja Igerta Hysi (kryesuese), Saida Dollani (Anëtare), dhe Iliriana Olldashi (Anëtare). Seanca gjyqësore do të mbahet më 5 qershor.
NJOFTIMI:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më 16.05.2024, regjistroi çështjen penale nr. 35 regjistri themeltar, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ankimeve të ankuesve/të pandehur L.K., P.A., J.Z., M.M., S.G., K.Z., Shoqëria tregtare “*” sh.p.k., Shoqëria tregtare “*” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 61, datë 05.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka deklaruar fajtorë të pandehurit për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 248-25, 245-25, 260, 287/2, 328-25 të Kodit Penal.
Sipas shortit të datës 16.05.2024, trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarja Igerta Hysi (kryesuese), Saida Dollani (Anëtare), dhe I liriana Olldashi (Anëtare). Seanca gjyqësore publike është caktuar për më datë 05.06.2024, ora 11:30.
Tetorin e kaluar ish-ministri Lefter Koka u dënua me 5.8 vite burg, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako u shpall i pafajshëm. Me 6 vite e 8 muaj burg u dënuan edhe administratorët Klodian Zoto e Mirel Mërtiri dhe 4.8 vite Stela Gugallja. Ndërsa anëtarët e komisionit të vleresimit të ofertave Pëllumb Abeshi e Jonida Zeqo me nga 4.8 vite burg.
inceneratori i elebasanit lefter koka
Aktualitet
23 Maj 2024, 10:31
M.B
Foto ilustruese
GREQIA- Të tjera detaje kanë dalë nga gjetja e 320 kg drogë brenda 2 kontejnervë me karkaleca në portin ...
Aktualitet
23 Maj 2024, 10:37
N.F
Foto ilustruese
LUSHNJË- Një 34-vjeçar është vënë në pranga në Lushnje. Mësohet se arrestimi i tij ka a...
Aktualitet
23 Maj 2024, 10:22
N.F
Aksidenti
LEZHË- Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në aksin Lezhë-Laç. Mësohet ...
Aktualitet
23 Maj 2024, 09:55
M.B
Foto ilustruese
GREQIA- Rreth 320 kg kokainë janë sekuestruar gjatë orëve të para të mëngjesit në Portin ...
Aktualitet
23 Maj 2024, 09:33
r.ll
prokuroria e durresit
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë "Arrest në burg" dhe "Arrest në shtëp...
Aktualitet
23 Maj 2024, 09:27
M.B
Foto ilustruese
FRANCA- Dy roje sigurie në një bar-club në qendër të qytetit të Clermont-Ferrand në Francë, ka...
Aktualitet
23 Maj 2024, 09:25
r.ll
parate
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar "arrest shtëpie" Taulant Demerxhiu dhe Vladimir Kokomani, të cilët para tre ditë...
Aktualitet
23 Maj 2024, 09:02
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me 52-vjeçarin, Jakup Shahu i cili goditi me thikë gruan e tij n&eum...
Aktualitet
23 Maj 2024, 09:01
N.F
Aksidenti
LEZHË- Një aksident i trefishtë është regjistruar paraditen e sotme në afërsi të kryqëzimit t&e...
Aktualitet
23 Maj 2024, 08:13
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën “Xhanf...