23 Maj 2024, 10:55
Nga N.F
Hekurudha
TIRANË- Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu, ka dhënë një lajm “të jashtëzakonshëm” në lidhje me hekurudhën Durrës-Prishtinë. Ndonëse nuk ka dhënë detaje, ai ka thënë se ky projekt dalëngadalë po jetësohet.
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, e ka cilësuar të jashtëzakonshëm lajmin në lidhje me hekurudhën Durrës-Prishtinë. Ndonëse nuk ka dhënë detaje, ai ka thënë se ky projekt dalëngadalë po jetësohet.
“Lajm i jashtëzakonshëm që pas një sërë takimeve të njëpasnjëshme, si ai me z. Martin Vickers, deputetin dhe të dërguarin e posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, e më pastaj edhe me përfaqësuesit e Export Finance (UKEF), projekti i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë, dalëngadalë po jetësohet për të bashkuar ekonomikisht të dy vendet tona”, ka shkruar Aliu në Facebook.
Ai shtoi se sot ka qëndruar në Tiranë, bashkë me kolegë e bashkëpunëtorë, ku kanë zhvilluar një takim pune për të diskutuar vijimësinë e ndërtimit të hekurudhës “më të rëndësishme kombëtare, Durrës-Prishtinë”.
Ministri tha se kjo hekurudhë do të kontribuojë në një lidhje të shpejtë të pasagjerëve dhe mallrave.
“Në takim ritheksova se krijimi i linjës hekurudhore është zgjidhja më ekologjike e ndërlidhjes tonë me Shqipërinë. Bashkërisht shprehëm mirënjohjen e pamasë për përkrahjen e Britanisë dhe për mundësinë që kemi para nesh për thellimin e këtij bashkëpunimi”, deklaroi ministri Liburn Aliu.
Çështja e linjës hekurudhore u përmend sot edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë takimit me ministrin e Jashtëm britanik në Tiranë, David Cameron.
Rama deklaroi sot se gjatë takimit me Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonëealth-in dhe Zhvillimin e Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron kanë folur për përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar në një projekt strategjik për Shqipërinë, Kosovën, por edhe rajonin që është hekurudha Durrës-Prishtinë.
Në deklaratën e përbashkët për shtyp me Lord David Cameron, kryeministri Rama tha se “kjo hekurudhë është një element kyç i projektit të rritje së kapaciteteve të lëvizjes jo vetëm mes dy vendeve tona, por në rajone e më gjerë duke pasur parasysh që së shpejti hapim garën ndërkombëtare për portin e ri tregtar të Durrësit”.
Kryeministri Rama u shpreh se “jemi në pritje të përgjigjes përfundimtare të NATO-s për krahun ushtarak të portit të Durresit. Edhe Kosova do të ndërtojë një port të thatë në Prishtinë”.
Marrë nga Monitor
hekurudhe durres-prishtine liburn aliu
Aktualitet
23 Maj 2024, 10:42
r.ll
inceneratori
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar ankimin e SPAK për 6 të pan...
Aktualitet
23 Maj 2024, 10:31
M.B
Foto ilustruese
GREQIA- Të tjera detaje kanë dalë nga gjetja e 320 kg drogë brenda 2 kontejnervë me karkaleca në portin ...
Aktualitet
23 Maj 2024, 10:37
N.F
Foto ilustruese
LUSHNJË- Një 34-vjeçar është vënë në pranga në Lushnje. Mësohet se arrestimi i tij ka a...
Aktualitet
23 Maj 2024, 10:22
N.F
Aksidenti
LEZHË- Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në aksin Lezhë-Laç. Mësohet ...
Aktualitet
23 Maj 2024, 09:55
M.B
Foto ilustruese
GREQIA- Rreth 320 kg kokainë janë sekuestruar gjatë orëve të para të mëngjesit në Portin ...
Aktualitet
23 Maj 2024, 09:33
r.ll
prokuroria e durresit
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë "Arrest në burg" dhe "Arrest në shtëp...
Aktualitet
23 Maj 2024, 09:27
M.B
Foto ilustruese
FRANCA- Dy roje sigurie në një bar-club në qendër të qytetit të Clermont-Ferrand në Francë, ka...
Aktualitet
23 Maj 2024, 09:25
r.ll
parate
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar "arrest shtëpie" Taulant Demerxhiu dhe Vladimir Kokomani, të cilët para tre ditë...
Aktualitet
23 Maj 2024, 09:02
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me 52-vjeçarin, Jakup Shahu i cili goditi me thikë gruan e tij n&eum...
Aktualitet
23 Maj 2024, 09:01
N.F
Aksidenti
LEZHË- Një aksident i trefishtë është regjistruar paraditen e sotme në afërsi të kryqëzimit t&e...