Bota

Pasi deklaroi se do të njohë Palestinën si shtet, Spanjës i bëhet thirrje që të pranojë pavarësinë e Kosovës: Është shtet funksional!

Disa ekspertë të Ballkanit dhe gjeopolitikës vënë në pah faktin që Pedro Sanchez është bërë kryeministër falë mbështetjes së partive separatiste Baske dhe Katalanase, ndërsa përdor Kosovën kundër tyre. Disa ekspertë të Ballkanit dhe gjeopolitikës vënë në pah faktin që Pedro Sanchez është bërë kryeministër falë mbështetjes së partive separatiste Baske dhe Katalanase, ndërsa përdor Kosovën kundër tyre.

23 Maj 2024, 08:53 Nga r.ll
Pasi deklaroi se do të njohë Palestinën si shtet, Spanjës i
foto ilustruese

KOSOVË- Pas deklaratës se do ta njohë Palestinën si shtet, janë shtuar thirrjet ndaj Spanjës që të njohë edhe pavarësinë e Kosovës.

Në rrjete sociale janë shpërndarë mesazhe të ndryshme lidhur me këtë çështje. Ka prej atyre që e konsiderojnë ironik, vendimin e Spanjës për njohjen e Palestinës përpara Kosovës, që është një shtet funksional, të cilit Spanja i pranon dokumentet e udhëtimit.

Disa ekspertë të Ballkanit dhe gjeopolitikës vënë në pah faktin që Pedro Sanchez është bërë kryeministër falë mbështetjes së partive separatiste Baske dhe Katalanase, ndërsa përdor Kosovën kundër tyre.

“Spanja njohu Palestinës por refuzon të pranojë pavarësinë e Kosovës është gjëja më e trashë e politikës europiane”, thekson një ekspert. Daniele Del Orko, një gazetar italian, thotë se njohja e Palestinës nga Spanja po tregon se paradigma diplomatike po ndryshon. Megjithatë qeveria e Madridit nuk ka sinjalizuar ndonjë ndryshim në qasjen ndaj Kosovës. 

palestine spanje kosove pedro sanchez

Sondazh

Poll