Bota

Trondit babai i një nga viktimave të Hamasit: Në Gaza ka shumë vajza shtatzënë, u përdhunuan nga terroristët! Ata kishin kamera me vete dhe regjistruan gjithçka

Nissim Luke, i pyetur për të komentuar raportet se gratë pengje në Gaza u përdhunuan dhe ishin shtatzëna, tha se kjo është e vërtetë dhe se shumë vajza e gra janë shtatzënë për shkak të përdhunimeve që janë kryer. Ai më tej shtoi se terroristët ishin të përgatitur me kamera për të regjistruar aktet e rënda ndërsa shhtoi se ata i transmetuan drejtpërdrejtë pamjet.

23 Maj 2024, 07:43 Nga N.F
Trondit babai i një nga viktimave të Hamasit: Në Gaza ka
Nissim Luke

GAZA- Babai i të ndjerës Sunny Luke e cila u vra nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit në festivalim e muzikës, ka zhvilluar së fundmi një intervistë për mediat greke. Gjatë fjalës së tij ai ka shpalosur realitetin e hidhur që po përjeton Gaza që nga 7 tetori. 

Nissim Luke, i pyetur për të komentuar raportet se gratë pengje në Gaza u përdhunuan dhe ishin shtatzëna, tha se kjo është e vërtetë dhe se shumë vajza e gra janë shtatzënë për shkak të përdhunimeve që janë kryer. Ai më tej shtoi se terroristët ishin të përgatitur me kamera për të regjistruar aktet e rënda ndërsa shhtoi se ata i transmetuan drejtpërdrejtë pamjet.

“Më 7 tetor terroristët erdhën me kamera koke, kamera portative të trupit dhe regjistruan gjithçka. Nuk na duhej t'i regjistronim, ata i incizuan dhe i transmetonin drejtpërdrejt. Po ata dhunuan shumë gra, shumë vajza, 12 vjeç, 5 vjeç, gra shtatzëna. Eshte cmenduri! Gjithçka është e regjistruar. Nuk duhet t’i kërkosh shumë, por i gjen. Ka, po jam i sigurt, shumë vajza nga Izraeli që janë shtatzënë sepse janë përdhunuar. Shumë nxituan. Në ditët e para kuptova, për fat, se nëse Sunny vdiste ditën e parë, ajo nuk vuante. E shihni brutalitetin e këtyre njerëzve. Nuk janë normale”, shtoi ai.

Të premten e kaluar trupat e Sunny Luke, Amit Buskila dhe Itzhak Gellerder, të cilët ishin peng nga festivali Nova, u gjetën nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës. Ushtria izraelite, siç raportoi zëdhënësi i saj Daniel Hagari, i identifikoi trupat gjatë një operacioni natën e së enjtes në të premte nga IDF dhe shërbimi i sigurisë së brendshme Shin Bet në bazë të inteligjencës së tyre. Siç shpjegoi ai, ata ishin vrarë nga Hamasi pasi ishin rrëmbyer nga festivali.

nissim luke sunny luke gaza

Sondazh

Poll