23 Maj 2024, 07:31
Nga M.B
Foto ilustruese
KINA- Kina filloi herët të enjten stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit që do të zgjasin deri të premten, vetëm disa ditë pasi presidenti i ri i Tajvanit Lai Ching-te mori detyrën dhe i bëri thirrje Pekinit që të ndalojë kërcënimet. Komanda e Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Kinës njoftoi se kishte filluar stërvitjet e përbashkëta ushtarake me përfshirjen e ushtrisë, marinës, forcave ajrore dhe raketore, në zonat përreth Tajvanit.
Stërvitjet po zhvillohen në ngushticën e Tajvanit, në veri, jug dhe në lindje të Tajvanit, si dhe në zonat përreth ishujve Kinmen, Matsu, Wuqiu dhe Dongyin të kontrolluara nga Tajvani, tha komanda në një deklaratë. Deri në publikimin e lajmit nuk ka patur komente nga qeveria tajvaneze.
Stërvitjet do të përqendrohen tek patrullimet e përbashkëta të gatishmërisë luftarake detare dhe ajrore, sulmet precize mbi objektivat kyç dhe operacione të integruara brenda dhe jashtë zinxhirit të ishullit për të testuar "aftësitë e përbashkëta reale luftarake" të forcave, tha ushtria kineze.
“Ky është gjithashtu një ndëshkim i fortë për aktet separatiste të forcave që kërkojnë pavarësinë e Tajvanit dhe një paralajmërim i ashpër kundër ndërhyrjes dhe provokimit nga forcat e huaja”, shtoi komanda kineze. Kina e urren Presidentin Lai, duke thënë se ai është "separatist" dhe e ka denoncuar fjalimin e tij të inaugurimit. Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi e quajti zotin Lai "të turpshëm"./ VOA
kina-tajvani
Bota
23 Maj 2024, 07:26
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Kur një super jaht me vlerë prej 230 milionë dollarë mbërriti në portin Everett në shtetin e Uashi...
Bota
23 Maj 2024, 07:28
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara voton sot për një propozim-rezolutë për gjenocidin n&eu...
Bota
23 Maj 2024, 07:21
M.B
Nikki Haley
SHBA- Nikki Haley tha të mërkurën se do të votojë për Donald Trump-in në zgjedhjet për Shtëpi...
Bota
22 Maj 2024, 22:59
B.Z
Pamje nga vendngjarja
KOSOVË - Janë publikuar pamjet nga atentati që u regjistrua mbrëmjen e kësaj të mërkure në qy...
Bota
22 Maj 2024, 22:55
E. D
MAQEDONIA E VERIUT- Pas përsëritjes së votimeve të mërkurën në shtatë qendra në zonat zgjedhore numër 5 dhe ...
Bota
22 Maj 2024, 22:49
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Tre persona të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e so...
Bota
22 Maj 2024, 22:31
E. D
Aleksandar Vulin
SERBI- Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin ka shpërthyer ndaj ministres së Punë...
Bota
22 Maj 2024, 22:36
B.Z
Foto ilustruese
GREQI - Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Selanik. Nj...
Bota
22 Maj 2024, 21:48
E. D
Rishi Sunak
BRITANI- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak thirri zgjedhjet e përgjithshme në 4 korrik, duk...
Bota
22 Maj 2024, 21:48
E. D
BRITANI- Familja mbretërore po shtyn angazhimet të cilat mund të duken se largojnë vëmendjen nga fushata zgjedhore. kjo vjen pasi Kry...