Sport

Roma zyrtarizoi drejtorin e ri sportiv, vjen nga Franca…

Florent Ghisolfi është drejtori i ri sportiv i ‘verdhekuqve’, i ardhur nga Nice

22 Maj 2024, 19:51 Nga DOSJA
Roma zyrtarizoi drejtorin e ri sportiv, vjen nga Franca…

ITALI - Roma zyrtarizoi punësimin e Florent Ghisolfi, si drejtor i ri sportiv i klubit këtë të mërkurë në rrjetet sociale. Ai pason portugezin Tiago Pinto në këtë detyrë, larguar që nga janari.

39-vjeçari francez vjen nga Nice, ku ndodhet që nga viti 2022, ndërsa më parë ka kaluar tre vite në Lens. Kjo është eksperienca e tij e parë jashtë vendit, diçka që nuk e ka pasur kurrë si futbollist.

Këtë informacion e kishte dhënë tashmë, të hënën e kaluar, presidenti i skuadrës së pestë në Ligue 1 , i cili u shpreh i kënaqur për aventurën e re të bashkatdhetarit të tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll