Sport

Ironia e Jose Mourinho: "Te Roma ishte e pamundur të arrije në dy finale evropiane... Prandaj më pushuan në vitin e tretë"

Trajneri portugez u sfidua të fliste për titujt më të veçantë të karrierës së tij dhe iu përgjigj me humor

22 Maj 2024, 17:37 Nga DOSJA
Ironia e Jose Mourinho: "Te Roma ishte e pamundur të arrije në dy

ARABIA SAUDITE - José Mourinho u sfidua këtë të mërkurë për të folur për titujt më të veçantë të karrierës së tij. Me përgjigjet e tij, trajneri portugez shkaktoi shumë të qeshura në sallën ku po zhvillohet Samiti i Mirëqenies Dixhitale, në Arabinë Saudite. 

“Cili nga këta tituj ishte më sfidues? Fitimi i La Ligës me Real Madridin në 2012, apo Premier League me Chelsean në 2004?”, pyeti moderatori. "Asnjë... Unë do të thoja se ishte arritja në dy finale evropiane me Romën. Nëse shikoni historinë do ta kuptoni pse.

Ka gjëra që bëni që janë thjesht një pasojë normale e situatës. Sa më pak kushte të keni dhe t'ia dilni për të fituar, sa më shumë të kesh meritat, te Roma ishte e pamundur të arrije dy finale radhazi evropiane, prandaj më pushuan në vitin e tretë (qesh)”,- u përgjigj José Mourinho. 

"Cila nga këto do të thoshte më shumë? Fitimi i Champions League me FC Porto në 2004 apo fitimi i tripletës me Interin në 2009? "Është shumë e vështirë të përgjigjem. Në fund të fundit është një çështje respekti për njerëzit që ishin të lidhur me arritjen. Kjo është arsyeja pse unë gjithmonë refuzoj të them se kush është njëmbëdhjetëshja më e mirë, portieri më i mirë, lojtari më i mirë...”,- tha trajneri portugez.

Mos harroni se me Mourinhon në krye, Roma fitoi Conference League në 2021/22, kundër Feyenoord, dhe arriti në finalen e Europa League sezonin e ardhshëm, duke humbur ndaj Sevillas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll