Bota

Zgjedhjet parlamentare, Sunak "mban në tension" Britaninë, Cameron largohet me urgjencë nga Tirana, çfarë ndodhi?

Këtë deklaratë Sunak e bëri kur u pyet në lidhje me thashethemet në parlament se udhëheqësi britanik mund të thërrasë zgjedhjet që të zhvillohet në verë.

22 Maj 2024, 16:22 Nga M.B
Zgjedhjet parlamentare, Sunak "mban në tension" Britaninë,
Rishi Sunak dhe David Cameron

BRITANI- Kryeministri britanik, Rishi Sunak deklaroi sot se zgjedhjet kombëtare do të mbaheshin në gjysmën e dytë të vitit. Këtë deklaratë Sunak e bëri kur u pyet në lidhje me thashethemet në parlament se udhëheqësi britanik mund të thërrasë zgjedhjet që të zhvillohet në verë. Mediat e huaja shkruajnë se tetori ose nëntori janë parë si koha më e mundshme nga shumica e ekspertëve.

"Do të ketë zgjedhje të përgjithshme në gjysmën e dytë të këtij viti," tha Sunak në parlament.

Por thashethemet qarkulluan rreth parlamentit të mërkurën, midis ligjvënësve dhe gazetarëve, se Sunak mund të lëvizë më herët dhe të thërrasë zgjedhjet kombëtare në fillim të korrikut. 

“E di që ka shumë interes për këtë, pasi ka pasur pothuajse çdo javë gjatë pesë muajve të fundit thashetheme, thjesht do të them të njëjtën gjë që kam thënë gjithmonë, që është se nuk do të vendos asgjë brenda apo jashtë," tha sekretarja për shtypin e Sunak.

Nga ana tjetër, sekretari britanik për Çështjet e Jashtme, Lord David Cameron zhvilloi sot një vizitë në Tiranë ku parashikohej që të takohej edhe me presidentin Bajram Begaj dhe kreun e SPAK, Altin Dumani, por menjëherë pas deklaratës për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ai u largua drejt Londrës. Pikërisht kjo ndërprerje e vizitës dyshohet se ka të bëjë me një zhvillim të rëndësishëm në pritje të ndodhë në Britaninë e Madhe dhe bëhet fjalë për spekulimin gjithnjë në rritje se gjatë mbledhjes së sotme qeveritare, kryeministri Rishi Sunak mund të propozojë mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme gjatë verës.

Partia Laburiste e Keir Starmer ka mbajtur një epërsi prej rreth 20 pikësh në sondazhe që nga fundi i vitit 2021, përpara se Sunak të merrte detyrën në tetor 2022 dhe pas skandalit të kryeministrit të Boris Johnson dhe trazirave të mandatit 49-ditor të Liz Truss.

david cameron rishi sunak

Sondazh

Poll