22 Maj 2024, 13:19
Nga S.B
pamje nga ngjarja
IRAN- Qindra mijëra iranianë kanë dalë në rrugët e Teheranit që nga mëngjesi i sotëm për t'i dhënë lamtumirën Presidentit Ebrahim Raisi, i cili vdiq të dielën, së bashku me ministrin e Jashtëm Hossein Abtolakhian dhe gjashtë persona të tjerë, pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua.
Duke mbajtur portrete të presidentit të ndjerë dhe flamuj iranianë në duar, turma u mblodh rreth Universitetit të Teheranit, duke brohoritur parulla kundër Shteteve të Bashkuara. Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei udhëhoqi procesionin funeral për Raisi dhe shtatë personat e tjerë, arkivolët e të cilëve ishin të veshur me flamurin iranian.
pamje nga funerali
"O Allah, ne pamë vetëm të mira prej tij," tha Khamenei gjatë lutjes, ndërsa presidenti i përkohshëm në detyrë Mohammad Mohbar, i cili qëndroi pranë, nuk mundi t'i mbante lotët.
Në ceremoni ishin të pranishëm edhe kryeministri i Pakistanit, Shebaz Sharif , një delegacion i talebanëve afganë, i dyti në komandë i Hezbollahut, Naim Qassem dhe përfaqësues nga Turqia, Rusia dhe Iraku.
Dita e sotme është shpallur ditë zie publike dhe banorët e Teheranit kanë marrë mesazhe në celularët e tyre që i ftojnë të marrin pjesë në varrimin e dëshmorit Raisi. Gjithashtu, autoritetet iraniane kanë shpallur pesë ditë zie në të gjithë vendin.
Nesër trupi i presidentit iranian do të dërgohet në qytetin e tij të lindjes, Mashhad, në verilindje të Iranit, për t'u varrosur në faltoren e nderuar të Imam Rezait.
iran ebrahim raisi
Bota
22 Maj 2024, 12:58
N.F
Foto ilustruese
SERBI- Instituti Ndërkombëtar për Sigurinë me qendër në Beograd përmes një letre i ka bërë...
Bota
22 Maj 2024, 12:11
N.F
Votim
MAQEDONI- Në Maqedoninë e Veriut më 22 maj po rivotohet në shtatë vendvotime në njësinë e pestë dhe t&eu...
Bota
22 Maj 2024, 09:43
N.F
Foto ilustruese
PALESTINË- Norvegjia do të njohë ekzistencën e shtetit palestinez nga 28 maji. Lajmin e njoftoi sot kryeministri norveg...
Bota
22 Maj 2024, 09:26
N.F
Përkujtimi i viktimave
ANGLI- Kanë kaluar shtatë vjet nga sulmi i 22 majit të viti 2017 në koncertin e Ariana Grande-s në Man...
Bota
22 Maj 2024, 08:51
N.F
Kyriakos Mitsotakis
GREQI- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka dërguar një mesazh të ri udhëheqjes së Maqedonisë së...
Bota
22 Maj 2024, 08:47
r.ll
foto e cadrave ne dublin
IRLANDË- Në qendër të Dublinit ndriçojnë dritat e zyrave të shumë koncerneve botëro...
Bota
22 Maj 2024, 08:42
N.F
Dëmet
SHBA- Një tornado e fuqishme e ka shkatërruar një qytezë të vogël në Ajova të Shteteve të Bashkuara...
Bota
22 Maj 2024, 08:18
N.F
Viktimat
BRAZIL- Një 16-vjeçar ndërmori një akt të rëndë duke vrarë prindërit dhe motrën për shkak...
Bota
22 Maj 2024, 08:32
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Më pak se 20 ditë kanë mbetur deri në zgjedhjet evropiane të vitit 2024, ku qytetarët e 27...
Bota
22 Maj 2024, 08:27
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Kriminaliteti me motive politike e fetare ka shënuar rritje, thuhet në bilancin vjetor për vitin 2023 të...