22 Maj 2024, 12:11
Nga N.F
Votim
MAQEDONI- Në Maqedoninë e Veriut më 22 maj po rivotohet në shtatë vendvotime në njësinë e pestë dhe të gjashtë zgjedhore, që mund të ndryshojnë numrin e mandateve të fituara nga partitë politike në zgjedhjet parlamentare të 8 majit.
Në këto vendvotime të drejtë vote kanë 4.513 qytetarë, të cilët që nga ora shtatë e mëngjesit u janë drejtuar kutive të votimit. Rivotimi mbahet pas konstatimit të parregullsive nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e që ishin pranuar edhe nga Gjykata Administrative.
Parregullsitë kishin të bëjnë kryesisht me gjetjen e më tepër fletëve të votimit nëpër kutitë e votimit.
Në njësinë e pestë zgjedhore që përfshin pjesën jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut votohet në gjashtë vendvotime në Ohër, Strugë, Krushevë dhe Dollneni.
Në njësinë e gjashtë zgjedhore që përfshin rajonin e Tetovës në pjesën perëndimore të vendit të banuar me shqiptarë, rivotohet në një vendvotim në fshatin Llërc. Rivotimi mund të ndryshojë raportet mes forcave në Kuvend.
Në zgjedhjet e mbajtura më 8 maj, VMRO DPMNE-ja ka fituar 58 mandate, Fronti Evropian që drejtohet nga BDI-ja 19, koalicioni VLEN 18 mandate, dhe nga gjashtë mandate partia E Majta dhe Lëvizja ZNAM. Bashkimi Demokratik për Integrim ka akuzuar VMRO DPMNE-në, LSDM-në dhe koalicionin VLEN për “rivotim të kurdisur” me qëllim të, siç ka thënë, marrjes së dy mandateve në këto dy njësi zgjedhore.
VMRO DPMNE-ja që fitoi zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale pret që nga rivotimi të marrë edhe një mandat më shumë siç pret edhe koalicioni VLEN. Maqedonia e Veriut është e ndarë në gjashtë njësi zgjedhore dhe në secilën prej tyre zgjidhen 20 deputetë nga 120 sa numëron Kuvendi.
Pas rivotimit më 22 maj, KSHZ-ja pritet t’i certifikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, pas çka nisin afatet për dhënien e mandatit për formimin e Qeverisë së re partisë fituese, në këtë rast VMRO DPMNE-së. Nga kjo parti presin që Qeveria e re të formohet më së voni deri në javën e parë të muajit qershor.
Marrë nga REL
maqedoni e veriut votim
Bota
22 Maj 2024, 09:43
N.F
Foto ilustruese
PALESTINË- Norvegjia do të njohë ekzistencën e shtetit palestinez nga 28 maji. Lajmin e njoftoi sot kryeministri norveg...
Bota
22 Maj 2024, 09:26
N.F
Përkujtimi i viktimave
ANGLI- Kanë kaluar shtatë vjet nga sulmi i 22 majit të viti 2017 në koncertin e Ariana Grande-s në Man...
Bota
22 Maj 2024, 08:51
N.F
Kyriakos Mitsotakis
GREQI- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka dërguar një mesazh të ri udhëheqjes së Maqedonisë së...
Bota
22 Maj 2024, 08:47
r.ll
foto e cadrave ne dublin
IRLANDË- Në qendër të Dublinit ndriçojnë dritat e zyrave të shumë koncerneve botëro...
Bota
22 Maj 2024, 08:42
N.F
Dëmet
SHBA- Një tornado e fuqishme e ka shkatërruar një qytezë të vogël në Ajova të Shteteve të Bashkuara...
Bota
22 Maj 2024, 08:18
N.F
Viktimat
BRAZIL- Një 16-vjeçar ndërmori një akt të rëndë duke vrarë prindërit dhe motrën për shkak...
Bota
22 Maj 2024, 08:32
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Më pak se 20 ditë kanë mbetur deri në zgjedhjet evropiane të vitit 2024, ku qytetarët e 27...
Bota
22 Maj 2024, 08:27
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Kriminaliteti me motive politike e fetare ka shënuar rritje, thuhet në bilancin vjetor për vitin 2023 të...
Bota
22 Maj 2024, 08:17
r.ll
pamje nga teherani
IRAN- Turma të mëdha njerëzish kanë nisur të mblidhen në kryeqytetin iranian Teheran për ceremonin&e...
Bota
22 Maj 2024, 07:54
N.F
Raisi
IRAN- Esmat Vatanparast humbi 11 anëtarë të familjes së gjerë gjatë ekzekutimeve masive të të burgosurve poli...