Bota

VIDEO/ Goditi brutalisht burrin në karrocë, polici britanik hetohet për veprimin

Megjithatë policia në Norfolk ka njoftuar se incidenti ka ndodhur kur polici ishte kërcënuar dhe kishte patur një përplasje verbale me burrin në rrugë.

22 Maj 2024, 15:44 Nga E. D
VIDEO/ Goditi brutalisht burrin në karrocë, polici britanik hetohet
pamje nga vendngjarja

BRITANI- Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur në Britani ku një oficer policie sulmon bruatlisht një burrë në karrocë. Gjithashtu polici britanik po hetohet pas publikimit të një video i cili shihet duke sulmuar brutalisht burrin. Ndërsa dëshmitarët e shokuar panë policin duke e shtyrë dhe goditur burrin me vetëm një këmbë, që ishte i ulur në karrocë në rrugën Peter në Great Yarmouth të Britanisë së Madhe. 

Megjithatë policia në Norfolk ka njoftuar se incidenti ka ndodhur kur polici ishte kërcënuar dhe kishte patur një përplasje verbale me burrin në rrugë. Dëshmitarët thanë se burri në karrocë ishte në mes të rrugës, mbante një shishe me alkool kur policia u shfaq në vendin e ngjarjes. Polici filloi ta shtyjë dhe godasë para shumë kalimtarëve. Justin Fenn, menaxher i një dyqani, thotë se kamerat e sigurisë filmuan incidentin nga kënde të ndryshme.

britani polici dhune

Sondazh

Poll