Bota

7 vite nga koncerti tragjik i Ariana Grandes, 100 dronë do të ndriçojnë qiellin e Manchesterit në kujtim të 22 viktimave

Nga sulmi kamikaz humbën jetën 22 persona mes tyre edhe një 8-vjeçare. Në këtë datë në kujtm të viktimave babai i 8-vjeçares Safi-Rose ka organizuar një ceremoni përkujtimor me 100 dronë që do të ndriçojnë qytetin e Manchesterit për dhjetë minuta.

22 Maj 2024, 09:26 Nga N.F
7 vite nga koncerti tragjik i Ariana Grandes, 100 dronë do të
Përkujtimi i viktimave

ANGLI- Kanë kaluar shtatë vjet nga sulmi i 22 majit të viti 2017 në koncertin e Ariana Grande-s në Manchester. Nga sulmi kamikaz humbën jetën 22 persona mes tyre edhe një 8-vjeçare. Në këtë datë në kujtm të viktimave babai i 8-vjeçares Safi-Rose ka organizuar një ceremoni përkujtimor me 100 dronë që do të ndriçojnë qytetin e Manchesterit për dhjetë minuta.

Ceremonia përkujtimore do të bëhet në orën 22:19 dhe prezantimi do të përfundojë në orën 22:31, që është edhe koha e shpërthimit të bombës.

7 vite nga koncerti tragjik i Ariana Grandes, 100 dronë do të
Viktimat

"E di shumë mirë se Manchesteri nuk do ta harrojë kurrë dhe familjet do të jenë përgjithmonë mirënjohëse për dashurinë dhe mbështetjen e qytetit. Nëse qyteti nuk do të kishte reaguar ashtu siç bëri, ndoshta ne nuk do të ndiheshim njësoj si tani.

Na kanë mbështetur në çdo mënyrë. Në këtë mënyrë ne kemi një shans për t'i paguar asaj. Dhimbja na ndjek çdo ditë, nuk ikën. Por në datën 22 ne kthehemi pas në kohë në atë moment," tha babai i 8-vjeçares.

7 vite nga koncerti tragjik i Ariana Grandes, 100 dronë do të
Autori

ariana grande koncert manchester

Sondazh

Poll