Bota

Zgjedhjet Evropiane 2024: Kur voton secili shtet dhe sa deputetë zgjedh?

Numri i eurodeputetëve të zgjedhur nga çdo vend i BE-së dakordësohet para çdo zgjedhjeje dhe bazohet në parimin e zvogëlimit të proporcionalitetit, që do të thotë se çdo deputet nga një vend më i madh përfaqëson më shumë njerëz sesa një deputet nga një vend më i vogël. Numri minimal i eurodeputetëve nga çdo vend është gjashtë dhe numri maksimal është 96.

22 Maj 2024, 08:32 Nga r.ll
Zgjedhjet Evropiane 2024: Kur voton secili shtet dhe sa deputetë zgjedh?
foto ilustruese

BRUKSEL- Më pak se 20 ditë kanë mbetur deri në zgjedhjet evropiane të vitit 2024, ku qytetarët e 27 vendeve anëtare të BE-së do të shkojnë në qendrat e votimit nga data 6 deri më 9 qershor.

Vendi i parë që voton më 6 qershor është Holanda. Irlandezët votojnë në datën 7, çekët në datën 7 dhe 8. Më 8 qershor, sllovakët dhe letonët do të shkojnë në kutitë e votimit.

Në Itali, votimet për zgjedhjet evropiane do të mbahen më 8 dhe 9 qershor. Francezët votojnë më 9 qershor, me përjashtim të territoreve jashtë shtetit (8 qershor). Në Greqi dhe në pjesën tjetër të BE-së, qytetarët do të shkojnë në qendrat e votimit të dielën, më 9 qershor 2024.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by European Commission ???????? (@europeancommission)

Numri i eurodeputetëve të zgjedhur nga çdo vend i BE-së dakordësohet para çdo zgjedhjeje dhe bazohet në parimin e zvogëlimit të proporcionalitetit, që do të thotë se çdo deputet nga një vend më i madh përfaqëson më shumë njerëz sesa një deputet nga një vend më i vogël. Numri minimal i eurodeputetëve nga çdo vend është gjashtë dhe numri maksimal është 96.

Gjermania ka aktualisht numrin maksimal të mundshëm të përfaqësuesve, me 79 eurodeputetë francezë që zënë vendin e dytë dhe 76 eurodeputetë italianë të tretën.

Parlamenti Evropian aktualisht ka 705 vende. Eurodeputetët nga secili vend anëtar i përkasin njërit prej shtatë grupeve parlamentare ose nuk janë anëtarë (të pa regjistruar). EPP dhe S&D janë aktualisht grupet më të mëdha politike. 

zgjedhjet europiane 2024

Sondazh

Poll