Aktualitet

Në kërkim nga Bullgaria për tentativë vrasje dhe vjedhje/ Arrestohet në portin e Durrësit me qëllim ekstradimin, 61-vjeçari nga Kosova

Ndaj tij ishte caktuar nga gjykata në Bullgari masa e sigurisë "arrest në burg".

22 Maj 2024, 09:55 Nga r.ll
Në kërkim nga Bullgaria për tentativë vrasje dhe vjedhje/
foto ilustruese

DURRËS- Një 61-vjeçar nga Kosova është arrestuar në portin e Durrësit.

Sipas informacioneve policore, 61-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar nga Bullgaria për tentativë për vrasje dhe për vjedhje në rrethana rënduese. 

Ndaj tij ishte caktuar nga gjykata në Bullgari masa e sigurisë "arrest në burg". Pritet ekstradimi i 61-vjeçarit, në Bullgari. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

PKK Port Durrës

Ndalohet në dalje të Shqipërisë, një shtetas kosovar i kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet në Bullgari, për tentativë për vrasje dhe për vjedhje në rrethana rënduese.

Si rezultat i intervistimeve të detajuara dhe verifikimeve të tjera të kryera me qëllim parandalimin e lëvizjes së kundërligjshme të shtetasve që janë të shpallur në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, Policia e PKK Port Durrës, pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Sofias, ndaloi dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Bullgari, shtetasin kosovar Z. H., 61 vjeç.

Ky shtetas, i dënuar më parë në Bullgari, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e këtij shteti, pasi i është caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “Vjedhja në rrethana rënduese”.

Vijon bashkëpunimi për ekstradimin e 61-vjeçarit, në Bullgari.

porti i durresit bullgari

Sondazh

Poll