21 Maj 2024, 22:32
Nga r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Autoritetet izraelite konfiskuan pajisjet e kamerave që i përkisnin Associated Press ditën e sotme, përpara se të ndryshonin vendimin pasi u përballën me reagimet nga grupet mediatike dhe kritikat edhe nga aleati i saj më i ngushtë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ministri i Komunikimeve Shlomo Karhi tha në një deklaratë se ai kishte urdhëruar zyrtarët të anulojnë vendimin origjinal dhe të kthejnë pajisjet e konfiskuara, në pritje të një vendimi nga Ministria e Mbrojtjes, e cila tha se dëshiron të shqyrtojë çështjen.
Ministria izraelite e Komunikimeve kishte akuzuar më herët median amerikane AP për shkelje të ligjit duke ofruar një transmetim të drejtpërdrejtë për Al Jazeera, të cilin e vendosi nën një ndalim të përkohshëm në fillim të këtij muaji, duke e akuzuar atë për rrezikim të sigurisë kombëtare.
AP tha se ishte urdhëruar të mbyllte një transmetim të drejtpërdrejtë që tregonte një pamje në Gaza nga qyteti izraelit Sderot, duke thënë se kjo nuk bazohej në përmbajtje, por "një përdorim abuziv nga qeveria izraelite i ligjit të ri të transmetuesve të huaj të vendit".
Ligji për median, i miratuar në prill, i lejon qeverisë të urdhërojë transmetuesit e huaj të ndërpresin përkohësisht veprimtarinë për arsye të sigurisë kombëtare. Shtëpia e Bardhë, e cila ka mbështetur Izraelin në luftë, tha se incidenti ishte shqetësues dhe gazetarët kishin të drejtë të bënin punën e tyre. Grupet e të drejtave të medias kritikuan masën, të cilën Reporterët pa Kufij e quajtën "censurë të egër".
Incidenti është i fundit në një seri të mbushur me konfrontime mes grupeve mediatike dhe qeverisë izraelite që nga fillimi i luftës në Gaza vitin e kaluar. AP tha se kishte respektuar rregullat e censurës ushtarake që ndalojnë transmetimet e detajeve si lëvizjet e trupave që mund të rrezikojnë ushtarët.
associated press izrael
Bota
21 Maj 2024, 22:22
r.ll
joe biden
SHBA- Vlerësimi dhe popullaritet i presidentit të SHBA-së Joe Biden ra këtë muaj në nivelin më të ul&eum...
Bota
21 Maj 2024, 22:25
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Ushtria ukrainase tha të martën se shkatërroi anijen e fundit luftarake ruse të armatosur me raketa lundrimi q...
Bota
21 Maj 2024, 22:00
M.B
Njerëzit rreshtohen në rrugë në Tabriz më 21 maj për një ceremoni varrimi për presidentin Ebrahim Raisi, i cili vdiq n...
Bota
21 Maj 2024, 21:46
M.B
Foto ilustruese
AMSTERDAM- Holanda nuk do t'i lejojë më qytetarët e saj të birësojnë fëmijë nga vendet e huaja, tha...
Bota
21 Maj 2024, 21:37
B.Z
Gjykatësi Nake Georgiev
SHKUP - Zyra për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin e Prokurorisë Themelore Publike në Shkup hapi të mar...
Bota
21 Maj 2024, 21:18
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Autoritetet izraelite kanë mbyllur një transmetim të drejtpërdrejtë nga media amerikane Associated Press (...
Bota
21 Maj 2024, 21:00
M.B
Automjetet ushtarake ruse shihen gjatë fazës së parë të stërvitjeve, që përfshin trajnim praktik në përgatit...
Bota
21 Maj 2024, 21:09
B.Z
Donald Trump
SHBA - Të martën përfundoi faza e dëgjimit të dëshmive në gjyqin penal ndaj ish-Presidentit Donald Trump i ...
Bota
21 Maj 2024, 20:53
r.ll
albin kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë paralajmërime në lidhje me përpjekjet e Kremlinit p&e...
Bota
21 Maj 2024, 20:50
r.ll
javier milei
MADRID- Spanja tërhoqi të martën ambasadorin e saj në Buenos Aires, duke thënë se veprimi ishte përfundimta...