Bota

Rezoluta për Serbrenicën, Vuçiç nga New York-u: Amendamentet malazeze luajtën rol të ndyrë, do të na godasin pas shpine...

Vuçiç tha se beson se shumë tek ata që do të votojnë për rezolutën të enjten se do të mendojnë se po e bëjnë për të mirën e Serbisë.

21 Maj 2024, 22:45 Nga M.B
Rezoluta për Serbrenicën, Vuçiç nga New York-u:
Aleksandër Vuçiç

SERBIA- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha sot në New York përpara votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) për rezolutën për Srebrenicën se Mali i Zi luajti një “rol të ndyrë” me amendamentet dhe se kjo nismë krijoi përçarje në rajon.

“Amendamentet malazeze luajtën një rol shumë të ndyrë, por nuk është faji i Malit të Zi, është vetëm detyrë e dikujt sepse u bë me urdhër të dikujt”, tha Vuçiç për mediat, duke shtuar se do të ketë lajme zhgënjyese për disa çështje të tjera.

Vuçiç tha se beson se shumë tek ata që do të votojnë për rezolutën të enjten se do të mendojnë se po e bëjnë për të mirën e Serbisë.

“Kemi marrë informacione, do të ketë lajme zhgënjyese në lidhje me qëndrimin e disa vendeve që nuk e prisnim të na godiste pas shpine. Prisnim presion dhe ndryshim qëndrimi. Do të ketë nga ata që janë të gatshëm të luftojnë për të vërtetën dhe do të durojnë presionin deri në fund disa do të heshtin dhe në fund do të jenë në anën e atyre që janë të mëdhenj dhe të fortë.

Pse po miratojnë një rezolutë në këtë moment? A do të bashkojë dikë, popullin e Bosnje-Hercegovinës dhe rajonin. Jo, asgjë nuk e ka ndarë rajonin më shumë se kjo. As gjermanët dhe as ata në Sarajevë nuk mund të kishin marrë një vendim më të keq. Çfarë duan të arrijnë me të, që kur ke hapur kutinë e pandorës”, tha presidenti i Serbisë.

 

aleksander vucic

Sondazh

Poll