Aktualitet

Përgjimet e SPAK/ Hoxha: Nga korriku i 2019 deri në mars të 2021, koha e operimit të SkyECC

Hoxha tha se këto përgjime kanë vite që kanë nisur dhe denoncimi i parë është bërë në fillim të vitit 2020.

21 Maj 2024, 22:39 Nga r.ll
Përgjimet e SPAK/ Hoxha: Nga korriku i 2019 deri në mars të 2021,
artan hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me përgjimet e aplikacionit SkyECC, që kanë zbardhur vrasje dhe tentativa vrasje të realizuara nga persona të përfshirë në grupet kriminale.

I ftuar në Opinion, Hoxha tha se këto përgjime kanë vite që kanë nisur dhe denoncimi i parë është bërë në fillim të vitit 2020. Ai tregon se nga korriku i vitit 2019 deri në mars të 2021, është periudha e operimit të aplikacionit SkyECC.

Pjesë nga dialogu:

Blendi Fevziu: Duke patur parasysh këtë raport do të thotë që shkëmbimi i mesazheve është shumë më tepër?

Artan Hoxha: Absolutisht. Shiko për ca bëhet fjalë që ta ketë të qartë edhe publiku. Në gjithë këtë histori që përmenda, SPAK-u ka patur mundësi të hyjë në një kampion të kësaj kohe dhe kryesisht kampioni i SPAKU-ut ka qenë kur në përdorim është përdorur platforma e SKYECC.

Blendi Fevziu: Këto janë të dhëna ekskluzive të SkyEcc?

Artan Hoxha: Janë të SkyECC, e dëshmojnë edhe aty, e marrin vesh që Encro është thyer dhe fillojnë flasin që mund ta përdorim ose mos e përdorim. Mbaj mend që denoncimin e SkyECC ne e kemi bërë që në fillim të 2020 edhe të Encros dhe SkyECC, madje e kemi denoncimin edhe në DailyExpress në Britani. Pra ne shikojmë nga korriku i 2019 dhe deri në mars të 2021, kjo është koha e operimit të SkyECC.

artan hoxha

Sondazh

Poll