Aktualitet

Protesta para bashkisë/ Media greke: Kërkohet dorëheqja e Veliajt pasi disa nga bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar dhe po hetohen për korrupsion

Në artikullin e tyre shkruhet se në protestën e sotme nuk kanë munguar përplasja mes qytetarëve dhe forcave policore, nd)rsa janë hedhur edhe bomba molotovi, vezë dhe kimikate.

21 Maj 2024, 18:19 Nga r.ll
Protesta para bashkisë/ Media greke: Kërkohet dorëheqja e Veliajt
foto nga protesta

GREQI- Protesta e zhvilluar ditën e sotme para bashkisë së Tiranës nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave greke. 

Në artikullin e tyre shkruhet se në protestën e sotme nuk kanë munguar përplasja mes qytetarëve dhe forcave policore, nd)rsa janë hedhur edhe bomba molotovi, vezë dhe kimikate.

"Incidente kanë ndodhur edhe një herë në Tiranë të martën, ku protestuesit janë mbledhur para bashkisë së qytetit dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut, Erion Veliaj. Njëkohësisht nuk kanë munguar edhe momentet e konfliktit me forcat e policisë, me bomba molotovi, vezë dhe kimikate. Që nga fillimi i protestave në kryeqytetin shqiptar, në orën 11:00 të mëngjesit, demonstruesit hodhën bomba molotovi ndaj policisë dhe tentuan të futeshin me forcë në ndërtesë. Më pas ata depërtuan kangjellat por nuk mundën të hynin në bashkinë e qytetit pasi u shtynë nga forcat e policisë.", shkruan Protothema

Në artikullin e tyre thuhet se protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Veliajt pasi disa nga bashkëpunëtorët e tij të afërt janë arrestuar dhe po hetohen për çështje korrupsioni. 

"Protestuesit, në bazë të asaj që është raportuar, kërkojnë dorëheqjen e Velait pas bujës me bashkëpunëtorët e tij të afërt teksa po hetohen për çështje korrupsioni. Vihet re se protesta janë organizuar jashtë bashkisë prej më shumë se një muaji. Ata kërkojnë me këmbëngulje dorëheqjen e kryetarit pas arrestimeve të bashkëpunëtorëve të tij.",thuhet në artikull. 

proteste para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll