Aktualitet

Bllokohet dera e banesës në katin e 7-të pallatit në Fier, policia dhe zjarrfikësja në vendngjarje

Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po ndërhynë për hapjen e derës së banesës.

21 Maj 2024, 21:36 Nga r.ll
Bllokohet dera e banesës në katin e 7-të pallatit në Fier,
foto ilustruese

FIER- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur pak minuta më parë në Fier. Dera e një banese në katin e 7-të një pallati është bllokuar dhe familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë dhe zjarrfikëses për ta hapur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kastrioti, ndërsa mësohet se pas njoftimit të policisë nga familjarët, është bërë ndërhyrja e nevojshme dhe dera e banesës është hapur. 

 

Sondazh

Poll