Sport

Shqipëria nga sot ka një trajner kombëtareje shqiptar, “lushnjarin” Sylvinho!

Pas shpalljes së dekretit në dhjetorin e shkuar nga presidenti i republikës që ju dorëzua në ceremoninë e fundvitit edhe nga kryeministri Rama, sot është dita e tij zyrtare.

21 Maj 2024, 14:39 Nga DOSJA

Shqipëria nga sot ka një trajner kombëtareje shqiptar,

TIRANE - Tashmë Shqipëria do të ketë një trajner kombëtareje shqiptar, nga Lushnja, por me origjinë braziliane.

Bëhet fjalë për Sylvio Mendez Campos Junior, i cili është nisur drejt Lushnjes për të kryer të gjitha veprimet ligjore dhe për të marrë pasaportën shqiptare, si qytetari më i ri i Lushnjes, së bashku me ndihmësit e tij, Zabaleta dhe Doriva.

Pas shpalljes së dekretit në dhjetorin e shkuar nga Presidenti i Republikës që iu dorëzua në ceremoninë e fundvitit edhe nga Kryeministri Rama, sot është dita e tij zyrtare.

Kështu përpara se të nisemi për në finalet e Europianit në Gjermani, mund të themi se për herë të parë në finalet e një Kampionati Europian do të jetë edhe një trajner shqiptar së bashku me ekipin tonë kombëtar që shkon për herë të dytë në finalet e kompeticionit më të madh të kontinentit të vjetër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll