Sport

Arrestohet gazetari sportiv i dyshuar për përdhunimin e një fëmije nën 10 vjeç!

Policia ka kontrolluar shtëpinë e gazetarit të dyshuar dhe ka konfiskuar pajisje kompjuterike dhe disa dokumente.

21 Maj 2024, 11:35 Nga DOSJA

Arrestohet gazetari sportiv i dyshuar për përdhunimin e një

ANGLI - Një prezantues sportiv televiziv është arrestuar në Britani me dyshimin se ka përdhunuar vazhdimisht një djalë nën moshën 10 vjeçare.

Gazeta ‘The Sun’ raporton se gazetarit sportive “i janë konfiskuar pajisje kompjuterike dhe dokumente” gjatë kontrollit të policisë në shtëpinë e tij.

I akuzuari u ndalua për rreth 18 orë dhe më vonë u lirua me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Policia ka vepruar pas denoncimit nga i mituri. Gazetari, i cili punonte si prezantues sportiv televiziv në kohën e përdhunimeve të dyshuara, ka mohuar akuzat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll