Sport

Ai zbriti nga Premier League, por mund emërohet të komandojë Bayernin

Bavarezët janë ende në kërkim të një pasuesi për Tuchel dhe belgu Kompany është emri i fundit i përfolur. Trajneri aktual ka kontratë deri në vitin 2028 me Burnleyn, të zbritur në Champions.

21 Maj 2024, 10:00 Nga DOSJA

Ai zbriti nga Premier League, por mund emërohet të komandojë

GJERMANI - Bayern është ende në treg në kërkim të një pasardhësi për Thomas Tuchel dhe Vincent Kompany është emri i fundit i përfolur nga bavarezët.

Sipas German Sky, zyrtarët e Bayernit janë duke u fokusuar në një grup të vogël trajnerësh që punojnë në Angli, dhe një prej tyre është edhe Kompany. Ish-lojtari dhe trajneri belg aktual ka kontratë deri në vitin 2028 me Burnleyn, i cili ra në Champions.

Lista e emrave të përmendur te Bayerni javët e fundit është e madhe. Roger Schmidt, Erik ten Hag, José Mourinho, Ralf Rangnick, Xabi Alonso, Roberto de Zerbi, Antonio Conte, Julian Nagelsmann, apo Hansi Flick, janë disa nga trajnerët që janë lidhur me bavarezët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll