Sport

Florentino Perez do takohet me presidentin Macron, rasti Mbappe në tavolinë…

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, po viziton Francën.

21 Maj 2024, 10:58 Nga DOSJA
Florentino Perez do takohet me presidentin Macron, rasti Mbappe në

FRANCE - Florentino Perez është pak më shumë se president klubi, ai është padyshim presidenti më me ndikim i shekullit të 21-të në futbollin ndërkombëtar. Dhe në mënyrë të pashmangshme, kjo ka avantazhe që pakkush do t'i kishte imagjinuar.

Sot, teksa po viziton kryeqytetin francez, sipas informacioneve të së përditshmes spanjole ‘AS’, ai pritet të takohet me Presidentin e Republikës, Emmanuel Macron.

Ky i fundit, një tifoz i madh i futbollit, së fundmi ka pyetur për Kylian Mbappe dhe transferimin e tij të mundshëm në Spanjë, me mundësinë e pjesëmarrjes së tij në ndeshjet e Lojërave Olimpike.

 “Unë po llogaris që Real Madridi ta lirojë Kylian për Lojërat Olimpike, në mënyrë që ai të vijë dhe të luajë me ekipin e Francës”,- tregoi ai në një video të postuar në TikTok.

Për momentin, megjithatë, asgjë nuk tregon se rasti Mbappe do të jetë në tavolinë në momentin e këtij takimi.

Për më tepër, asgjë nuk ka rrjedhur realisht në lidhje me këtë çështje, e cila në mënyrë të pashmangshme do të ushqejë shumë fantazi. Kujtojmë që dje Kylian Mbappé ka organizuar një darkë lamtumire në kryeqytet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll