Aktualitet

Pesë shoferë të arrestuar brenda dy javësh, Policia Rrugore e Vlorës vendos mbi 6300 gjoba

Mësohet se janë arrestuar pesë persona kryesisht për drejtim automjeti në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

21 Maj 2024, 14:07 Nga S.B
Pesë shoferë të arrestuar brenda dy javësh, Policia Rrugore
foto ilustruese

VLORË- Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës ka bërë një bilanc për një periudhë kohore prej 14 ditësh. Konkretisht periudha e përzgjedhur është nga data 6 maj deri më 20 maj 2024.

Mësohet se janë arrestuar pesë persona kryesisht për drejtim automjeti në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Ndërkohë janë vënë 6371 gjoba për shpejtësi tej normave, parakalime të gabuara si dhe mospërdorimi i rripit të sigurimit.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore në Vlorë dhe Sarandë, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrollet e shërbimeve të Policisë Rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, kanë si qëllim:

Parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës

Rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit në qytet dhe në akset lidhëse.

Intensifikimin e masave kundër çdo shkeljeje.

Për periudhën 06.05.24- 20.05.24 janë vënë në pranga 5️ drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur/pa leje drejtimi, si dhe janë vendosur në total 6371 masa administrative, konkretisht:

·   3365 për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

·   201 për mospërdorimin e rripit të sigurimit;

·   285 për parakalime të gabuara;

·   180 për mospërdorimin e kaskës mbrojtëse;

·   2340 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

policia rrugore vlore sarande

Sondazh

Poll