Aktualitet

Abuzohej seksualisht prej katër vitesh, zbardhet dëshmia e 15-vjeçares: Babi më përdhunonte kur mami dhe 3 motrat e vëllezërit s’ishin në shtëpi

Në dëshminë e saj e mitura është shprehur se gjithaçka kishte nisur 4 vite më parë kur ajo ishte vetem 10 vjeç. Ngjarja u zbulua pasi vajza 14 vjeçe në fillim ka folur me psikologen e shkollës duke denoncuar të atin për marrëdhënie seksuale.

21 Maj 2024, 13:39 Nga N.F
Abuzohej seksualisht prej katër vitesh, zbardhet dëshmia e
Foto ilustruese

KAVAJË- Pas zbulimi të ngjarjes së rëndë të regjistruar në Kavajë është zbardhur edhe dëshmia e 15-vjeçares. Vjaza e mitur ka denoncuar babain e saj duke kallëzuar se ai kishte abuzuar seksualisht me të. Në dëshminë e saj e mitura është shprehur se gjithaçka kishte nisur 4 vite më parë kur ajo ishte vetem 10 vjeç. Ngjarja u zbulua pasi vajza 15 vjeçe në fillim ka folur me psikologen e shkollës duke denoncuar të atin për marrëdhënie seksuale.

E mitura është marrë në pyetje nga psikologet dhe ka rrëfyer se abuzimi qe ka nisur ne moshën 10-vjeçare brenda në shtëpinë e tyre kur nëna e saj, si edhe 3 motrat e vëllezërit nuk ishin në shtëpi. Psikologia dhe drejtuesit e shkollës kanë lajmëruar policinë, e cila ka prangosur të atin.

Vajza 15 vjeçare po i nënshtrohet ekzaminimeve ndërsa ajo sqaroi mes të tjerash se abuzimi vijoi për 4 vite, gjatë kohës kur në shtëpi nuk kishte njeri.

Nëna e saj gjithashtu është pyetur në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe është shprehur se nuk di asgjë dhe nuk ka dyshuar ndonjëherë te bashkëshorti. Babai i 15-vjeçares, Bledar Rako nuk ka pranuar në polici asgjë.

“Absolutisht jo, nuk e kam prekur vajzën asnjëherë,” tha ai para oficerëve të policisë. Pritet ekspertiza nga mjeku ligjor për pretendimet.

perdhunimi i 15-vjeçares ne kavaje

Sondazh

Poll