Aktualitet

EMRAT/ Aksident në një minierë në Martanesh, humb jetën një minator, një tjetër niset me helikopter drejt Tiranës

Mësohet se nga aksidenti, ka humbur jetën një minator, ndërkohë që një tjetër ka mbetur i plagosur. 

21 Maj 2024, 12:42 Nga I.A

EMRAT/ Aksident në një minierë në Martanesh, humb jetën

BULQIZË- Një aksident ka ndodhur në një minierë në Martanesh të Bulqizës. Mësohet se nga aksidenti, ka humbur jetën një minator me emrin Armond Peshku, ndërkohë që një tjetër ka mbetur i plagosur. I plagosuri me emrin Hajdar Bala është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Njoftimi i Policisë: 

Me datë 21.05.2024, rreth orës 12.50, dyshohet se janë aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Thekën, Martanesh, shtetasi  A.P.,  dhe H.B., të dy me detyrë vagonist në minierë. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi A.P., ka humbur jetën, ndërsa shtetasi H.B., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

armond peshku hajdar bala

Sondazh

Poll