Aktualitet

Kërcënoi pronarin e një mobilierie për ti dhënë 4000 euro, arrestohet në flagrancë 55-vjeçari teksa po merrte paratë

Mësohet se 55-vjeçari P.B dhe 23-vjeçari A.K kanë kërcënuar pronarin e një mobilierie që ky i fundit ti jepte 4000 euro.

21 Maj 2024, 10:33 Nga S.B
Kërcënoi pronarin e një mobilierie për ti dhënë
foto ilustruese

ELBASAN- Arrestohet një 55-vjeçar dhe shpallet në kërkim bashkëpuntori i tij në Elbasan. Mësohet se 55-vjeçari P.B dhe 23-vjeçari A.K kanë kërcënuar pronarin e një mobilierie që ky i fundit ti jepte 4000 euro.

55-vjeçari u arrestua në flagrancë në momentin që do të merrte paratë ndërsa bashkëpuntori i tij është në kërkim. Gjithashtu bëhet me dije se të implikuarëve u janë sekuestruar paratë, 2 celularë si dhe 2 automjete dhe 1 motomjet.

Njoftimi i Policisë:

DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Mobilieri”.

Kanosi pronarin e një mobilierie, për t’i dhënë 4000 euro, arrestohet në flagrancë, teksa merrte paratë në mobilieri, 55-vjeçari.

Gjithashtu, punohet për kapjen e një 23-vjeçari që dyshohet se ka bashkëpunuar me të arrestuarin, për të kanosur pronarin e mobilierisë.

Sekuestrohen shuma e parave, 2 celularë, si dhe 2 automjete dhe 1 motomjet në përdorim nga 2 shtetasit e implikuar në këtë rast.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm, pas denoncimit të një 50-vjeçari, se kanosej nga 2 shtetas, për t’iu dhënë 4000 euro, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan kryen një hetim proaktiv, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mobilieri ”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë, teksa merrte shumën e eurove, në mobilierinë e 50-vjeçarit, shtetasi P. B., 55 vjeç. Gjithashtu, si bashkëpunëtor për rastin, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. K., 23 vjeç. Punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

elbasan mobilieria

Sondazh

Poll