Aktualitet

Trafikonin drogë në Tiranë, vihen në pranga dy persona, 32-vjeçari i arrestuar kishte thyer arrestin shtëpiak (EMRAT)

Mësohet se në pranga janë vënë Ardi Shehu dhe Brisea Kallushi. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata akuzohen për "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

21 Maj 2024, 09:29 Nga N.F
Trafikonin drogë në Tiranë, vihen në pranga dy persona,
Policia

TIRANË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se në pranga janë vënë Ardi Shehu dhe Brisea Kallushi. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata akuzohen për "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 32-vjeçari ka thyer masën e arresit në shtëpi. Ngaky operacion janë sekuetruar 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe dy celularë.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/ Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në kuadrin e një procedimi penal, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Tempulli 3", ka finalizuar operacionin e koduar "Medusa".

Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit:  A. Sh., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim, dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit";  B. K., 34 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë iu gjetën rreth 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi A. Sh. kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

tirane policia droge arrestim

Sondazh

Poll