Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare aktori Vasillaq Godo

Aktori përfundoi Institutin e Larte te Arteve për aktor, në vitin 1967. Ai ka realizuar mbi 90 role, duke qenë ndër aktorët kryesore të këtij teatri. Godo ka qenë protagonist në premierën e parë të teatrit të Vlorës te drama Fundosja e Skuadrës e Spahivogli.

21 Maj 2024, 08:57 Nga N.F
Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare aktori Vasillaq Godo
Vasillaq Godo

TIRANË- Një lajm i trishtë është raportuar ditën e sotme ku bëhet me dije se aktori 81-vjeçar Vasillaq Godo ka ndërruar jetë. Godo lindi në Vlorë, më 15 shkurt 1943 dhe ishte një ndër aktorët themelues të teatrit “Petro Marko” të Vlorës, ne vitin 1962.

Aktori përfundoi Institutin e Larte te Arteve për aktor, në vitin 1967. Ai ka realizuar mbi 90 role, duke qenë ndër aktorët kryesore të këtij teatri. Godo ka qenë protagonist në premierën e parë të teatrit të Vlorës te drama Fundosja e Skuadrës e Spahivogli.

Ai spikatur për lojën e tij realiste, me një zë të plotë, i parapëlqyer për te jetësuar figura epike, heroike, duke gërshetuar aty me maturi dhe sens artistik anët e madhërishme me ato humane, sikundër janë Hodoja te Lidhur si Fishekë Gjerdani, Batoja te Jatagani, Isa Boletini te Besa e Trojeve etj.

vasillaq godo nderron jete

Sondazh

Poll