Aktualitet

Përdhunoi punonjësen në Athinë, 46-vjeçari shqiptar lihet i lirë pas kërkimit të faljes

Rasti u bë i ditur pasi 27-vjeçarja u ankua se 46-vjeçari i kishte ngritur kurth dhe e përdhunoi brutalisht teksa priste autobusin në Suburban të Aspropyrgos për ta çuar në punë.

21 Maj 2024, 07:14 Nga E. D
Përdhunoi punonjësen në Athinë, 46-vjeçari shqiptar
foto ilustruese

GREQI- Zbardhen detaje të reja për rastin e përdhunimit të një 27-vjeçareje nga shoferi i autobusit të kompanisë ku ajo punonte në Aspropyrgos pasi u bë e ditur se edhe pse 46-vjeçari shqiptar u arrestua, u dërgua në Prokurori. Bëhet e ditur se pas kërkimit të faljes shqiptari u la i lirë pa vendosjen e kushteve kufizuese.

Rasti u bë i ditur pasi 27-vjeçarja u ankua se 46-vjeçari i kishte ngritur kurth dhe e përdhunoi brutalisht teksa priste autobusin në Suburban të Aspropyrgos për ta çuar në punë. Sipas denoncimit të 27-vjeçarit, gjithçka ka ndodhur në orët e para të 13 majit kur 46-vjeçari me pretekstin se autobusi ishte mbushur i ka thënë gruas të priste që të kthehej për ta marrë.

Siç raportohet në vend që të shkonte në kompaninë ku punonte 27-vjeçari, shoferi i autobusit 46-vjeçar u nis drejt një zone malore, parkoi automjetin dhe më pas e ka përdhunuar. Një ditë pas përdhunimit të dyshuar, gruaja shkoi në Departamentin e Sigurisë së Aspropirgos, përshkroi atë që ndodhi dhe u dërgua në një klinikë për analiza dhe ndihmë. Ndërsa pak orë pas denoncimit, efektivët e policisë DIAS arrestuan 46-vjeçarin në Aspropirgos.

perdhunim policia

Sondazh

Poll