Aktualitet

Çfarë do të ruani nga ishulli i Sazanit? Arkitekti Asher Abehsera: Spitali italian në kodër

Teksa foli për projektin, Asher Abehsera foli edhe për ndërtesat e vjetra aktuale që gjenden në ishull dhe se si do të procedohet me to.

21 Maj 2024, 00:22 Nga DOSJA

Çfarë do të ruani nga ishulli i Sazanit? Arkitekti Asher

TIRANË- Mbrëmjen e sotme në një intervistë për emisionin “Opinion” ishte arkitekti qe ka ideuar projektin e Sazanit dhe Zvërnecit, Asher Abehsera.

Teksa foli për projektin, Asher Abehsera foli edhe për ndërtesat e vjetra aktuale që gjenden në ishull dhe se si do të procedohet me to.

Pjesë nga intervista: 

Fevziu: Çfarë do të ruani dhe çfarë nuk është e nevojshme të ruhet?

AsherAbehsera: Jemi duke kryer një punë të madhe dhe të detajuar në planifikimin e ndërtesave dhe vlerësimin e mbetjeve që ndodhen aty. Një prej tyre për shembull është një ndërtesë italiane, një spital i cili mundet…

Fevziu: I cili ndodhet në krye kodrës…

AsherAbehsera: Është në qendër të Sazanit.

Fevziu: Është pjesa më e bukur e Sazanit.

AsherAbehsera: Nga pas ka fiq, ka një kopsht. Ai vend aty është shumë i bukur për të pasur një xhelateri apo të pish një gotë verë duke parë perëndimin e diellit.

Fevziu: Por ju po thoni se do ta ruani spitalin, spitalin italian.

AsherAbehsera: Më duket se 40 foshnje kanë lindur aty, kjo është një shenjë që duhet ta ruajmë atë, është një prej fenerëve të jetës në Sazan.

Sondazh

Poll