Politike

Mbledhja e Këshillit të Legjislacionit, Korreshi: Shyqyr gjetëm konsensus! Vendimi për studentët mos daltë si ai i Gjykatës Kushtetuese

Ai më tej shtoi se gjatë mbledhje së kaluar u desh të merrnin interpret të Gjykatës Kushtetuese, se nuk dinin t’i lexonin vendimet.  Koreshi theksoi se uron që së paku tek vendimi për studentët, mos të ngelet në fuqi ai i marrë nga Gjykata Kushtetuese.

20 Maj 2024, 14:40 Nga N.F
Mbledhja e Këshillit të Legjislacionit, Korreshi: Shyqyr gjetëm
Korreshi

TIRANË- Deputeti i PD-së Saimir Koreshi ka marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Legjislacionit për vendimet e Gjykatës Kushtetuese. GJatë fjalës së tij Koreshi u shpreh se i bëhet qejfi që mazhoranca dhe opozita kanë gjetur konsensus pasi në mbledhjen e fundit nuk kishin.

Ai më tej shtoi se gjatë mbledhje së kaluar u desh të merrnin interpret të Gjykatës Kushtetuese, se nuk dinin t’i lexonin vendimet.  Koreshi theksoi se uron që së paku tek vendimi për studentët, mos të ngelet në fuqi ai i marrë nga Gjykata Kushtetuese.

"Ideja është që shyqyr gjetëm këtë konsensusin, sepse në mbledhjen e fundit, sepse në mbledhjen e fundit nuk e gjetëm. U desh të merrnim interpret të Gjykatës Kushtetuese, se nuk dinim t’i lexonim vendimet. Shyqyr që gjetëm këtë konsensusin, të cilin e gjetëm kaq shpejt dhe mos na daltë si vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe ky vendim, së paku ky për studentët," tha ai.

korreshi keshilli i legjislacionit gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll