Bota

Biden: Lëshimi i urdhër-arrestit për Netanyahun dhe Gallant është i egër

Gjithashtu Gjykata Ndërkombëtare Penale po kërkon urdhër për dy liderë të tjerë të lartë të Hamasit, përkatësisht liderin politik Ismail Haniya dhe kreun e Brigadave Al-Qassem, Mohammed Diab Ibrahim al-Masri.

20 Maj 2024, 19:12 Nga E. D
Biden: Lëshimi i urdhër-arrestit për Netanyahun dhe Gallant
joe biden

Presidenti amerikan Joe Biden e cilësoi të egër vendimin e Prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për lëshimin e urdhërarresteve ndaj liderëve izraelitë, konkretisht për kryeministrin, Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallad.

“Çfarëdo që të nënkuptojë ky prokuror, nuk ka asnjë krahasim asnjë mes Izraelit dhe Hamasit. Ne do të qëndrojmë gjithmonë pranë Izraelit përballë kërcënimeve ndaj sigurisë së tij”, tha Biden. 

Sondazh

Poll